NBA: Portland Trail Blazers ka mposhtur kampionët e LA Lakers

NBA: Portland Trail Blazers ka mposhtur kampionët e LA Lakers

Portland Trail Blazers të hënën si mysafir ka mposhtur kampionët në fuqi të NBA-së Los Angeles Lakers me rezultatin 115-107, të udhëhequr nga Damian Lillard me 31 pikë, njofton Insajderi.

Përveç Lillard, ylli tjetër i ekipit CJ McCollum dhe Gary Trent Jr shënuan të paktën 20 pikë secili në Staples Center të L.A-së.

McCollum shënoi 20 pikë dhe 11 asiste ndërsa Trent Jr. shënoi 28 pikë për Blazers.

Lakers humbën ndeshjen në shtëpi, me LeBron James që shënoi 29 pikë dhe nëntë kërcime dhe gjashtë asiste.

Dennis Schroder shënoi 24 pikë për Lakers.

Një tjetër super yll i Lakers, Anthony Davis, kishte “double-double”, duke prodhuar 13 pikë dhe 10 kërcime.

Morant i Grizzlies është lënduar

Lojtari i shkëlqyer i Memphis Grizzlies Ja Morant pësoi dëmtim të kyçit duke luajtur kundër Brooklyn Nets në Neë York City.

Morant, 21-vjeçar, u lëndua derisa bllokoi kundërshtarin e tij. Ai ra në kyçin e këmbës së majtë për të dalë nga loja me një karrocë.

Grizzlies pa Morant-in fituan ndaj Nets me rezultatin 116-111 në kohën shtesë.

Rezultatet e ndeshjeve

Atlanta Haëks – Detroit Pistons: 128-120

Brooklyn Nets – Memphis Grizzlies: 111-116

Oklahoma City Thunder – Utah Jazz: 109-110

Denver Nuggets – Houston Rockets: 124-111

Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers: 107-115

/Insajderi.com