Ndahen 10 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të komunave

Ndahen 10 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të komunave

Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, foli për mbështetjen e komunave për rimëkëmbjen ekonomike në një takim të organizuar bashkë kryeministrin, Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrit të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarëve të komunave,

Pas shqyrtimit të situatës, ministri Rakiq prezantoi aktivitetet e Ministrisë së Pushtetit Lokal së gjatë pandemisë, si dhe planet për të ardhmen.

Përveç shumë projekteve që janë në fazën e zbatimit, ministri theksoi projektet që zbatohen përmes skemës së granteve për performancë komunale, ku 4.9 milionë euro u ndanë nga MPL-a dhe qeveria e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Ai tha gjithashtu, rëndësinë e projekteve nga Programi për Zhvillimin e Infrastrukturës Socio-Ekonomike dhe Bashkëpunimit Ndërkomunal në vlerë prej 573,347 euro, si dhe projekti “Komuna për Rininë” të financuar nga Qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore në vlerë prej 3 milionë.

Ministri ka folur për Planin e Qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike.

“Në lidhje me aktet e fundit të miratuara nga Qeveria, pra Vendimi për miratimin e Planit të Zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria mori përsipër përgjegjësinë për zbatimin e detyrimeve nga ky proces. Në këtë drejtim, 10 milionë euro do të ndahen për komunat për të menaxhuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe 29 milionë euro për të mbështetur komunat. Për më tepër, në përputhje me kërkesën e Zyrës së Kryeministrit, Ministria ka përgatitur propozime për projeksion investimesh në projektet e infrastrukturës në nivelin lokal për periudhën pesëvjeçare 2021-2025, në vlerë prej 58,388,098.23 euro”, theksoi Rakiq. /Insajderi.com