Ndahen grupet në “Atp World Tour Finals”, fati i buzëqesh Nadalit

Ndahen grupet në “Atp World Tour Finals”, fati i buzëqesh Nadalit

Rafael Nadal mund të buzëqeshë, Roger Federer më pak, pas përcaktimit të dy grupeve të “Atp World Tour Finals 2017”, që do të zhvillohet nga e diela e 12 nëntorit deri të dielën pasardhëse të 19 nëntorit në “O2 Arena” të kryeqytetit anglez, Londër, organizator i eventit nga 2009-ta e të paktën deri në 2018-ën.

Në grupin e titulluar “Pete Sampras” janë hedhur Rafael Nadal, Dominic Thiem, Grigor Dimitrov dhe David Goffin. Ndërsa te “Boris Becker” rreshtohen Roger Federer, Alexander Zverev, Marin Cilic dhe Jack Sock.

Rafael Nadal, që tashmë e ka të pacënuar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm për 2018-ën, duhet t’i bëjë llogaritë me Dominic Thiem, numrin 4 të botës, i cili merr pjesë për herë të dytë në “Atp World Tour Finals” dhe me dy debutuesit, bullgarin Grigor Dimitrov (numri 6) dhe belgun David Goffin (numri 8).

Me të gjithë këta kundërshtarë Nadal ka 67 fitore dhe vetëm 10 humbje. Spanjolli në ndeshjen e parë do të përplaset pikërisht me Goffin.

Shumë më i fortë duket grupi i Boris Becker, ku kokë serie është Federer, numri 2 në botë. 36-vjecari zvicëran është pjesëmarrës në 15 edicione të “Finals”. Mbreti Roger duhet të bëjë llogaritë me 20-vjecarin debutes Zverev, numrin 2 në botë, i cili është shumë i rrezikshëm në fushat e shpejta, me kroatin Cilic, që e ka mposhtur në një rast Federerin në 8 përplasje gjithsej.

Për Cilic (numri 5) është pjesëmarrja e tretë në turneun përmbyllës të vitit. Gjithashtu është amerikani Jack Sock, i cili e siguroi pjesëmarrjën pas triumfit në Paris-Bercy.

Edhe me këtë kundërshtar Federer ka një bilanc të pastër pozitiv 3 fitore dhe asnjë humbje. Pikërisht ndaj Sock do të nisë rrugëtimin për të fituar për herë të 8-të “Finals”. /Supersport