Ndahen në paqe Kroacia dhe Republika Çeke

Ndahen në paqe Kroacia dhe Republika Çeke

Ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1 ndeshja mes Kroacisë dhe Republikës Çeke, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me ndeshje të hapur nga të dyja skuadrat, dhe me raste të pakta për shënim.

Çekia arriti të kaloj në epërsi në minutën e 37-të përmes Patrik Schick, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Për dallim nga pjesa e parë, e dyta ishte shumë më e mirë, pasi kishte më shumë raste për shënim.

Kroatët e nisën mirë këtë pjesë pasi arritën të shënojnë në rastin e parë të tyre përmes Ivan Perisic.

Minutat tjerë të kësaj pjese u karakterizuan me dominim të Kroacisë, por rastet e krijuara nuk mundën t’i konkretizonin në gol, kështu as rezultat nuk ndryshojë.

Ndeshjen e radhës Kroacia do të përballet me Skocinë, kurse Çekia do të ketë përball Anglinë./insajderi.com


Kroacia barazon rezultatin përball Çekisë

Kroacia ka arritur të barazojë rezultatin kundër Republikës Çeke.

Golin e shënoi Ivan Perisic në rastin e parë të krijuar nga kroatët në pjesën e dytë.


Fillon pjesa e dytë mes Kroacisë dhe Republikës Çeke


Përfundon pjesa e parë mes Kroacisë dhe Republikës Çeke

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Çekisë në përballje me Kroacinë.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë dhe me raste të pakta për shënim.

Çekët arritën të shënojnë në minutën e 37-të të ndeshjes përmes Patrik Schick nga pika e bardhë.

Paraprakisht Dejan Lovren ishte shkaktar i kësaj penalltie pasi përgjaku Schick në duelin në ajër.

Ndërsa pas këtij goli, Kroacia pati disa raste shumë të mira shënimi të cilat i shpërdorojë, me ç’rast as rezultati nuk ndryshojë.


Çekia kalon në epërsi ndaj Kroacisë

Republika Çeke ka kaluar në epërsi ndaj Kroacisë.

Golin e shënoi Patrik Schick nga pika e bardhë në minutën e 37-të.

Dejan Lovren ishte shkaktari kryesor i kësaj penalltie, pasi goditi me bërryl pikërishtë Schick gjatë një dyluftimi në ajër.


Fillon ndeshja mes Kroacisë dhe Republikës Çeke.