Ndahen në paqe Spanja dhe Polonia

Ndahen në paqe Spanja dhe Polonia

Ka përfunduar ndeshja me rezultat 1-1 në mes Spanjës dhe Polonisë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u karakterizua me dominim më të theksuar të spanjollëve, të cilët kishin posedimin e topit dhe rastet për gol, por nuk munguan as rastet për mysafirët.

Protagonisti i golit të vetëm në këtë pjesë ishte Alvaro Morata, i cili shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes.

Ndërsa pjesa e dytë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Robert Lewandowski shënoi golin e barazimit për ekipin e tij në minutën e 54-të të ndeshjes.

Spanja kishe shansin që të kalonte në epësi në minutën e 58-të nga pika e bardhë, por Gerard Moreno humbi penalltinë.

Deri në fund të ndeshjes u zhvillua lojë e hapur, ku as rastet nuk mungun, por që nuk mund të finalizoheshin, kështu as rezultati nuk ndryshojë.

Ndeshjen e radhës Spanja do të përballet me Sllovakinë, ndërsa Polonia do të përballet me Suedinë.


Polonia barazon rezultatin ndaj Spanjës

Polonia ka arritur të barazojë rezultatin kundër Spanjës.

Golin e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 54-të të takimit.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë u zhvillua lojë e hapur nga të dyja skuadrat.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Spanjës dhe Polonisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 përballja mes Spanjës dhe Polonisë.

Protagonist i goli të vetëm të kësaj pjese ishte Alvaro Morata në minutën e 25-të të ndeshjes.

Dominim më të theksuar gjatë kësaj pjese kishin spanjollët, të cilët kishin dominim e topit dhe rastet.

Raste të mira për shinim kishin edhe mysafirët, por që ato nuk mundën t’i kthenin në gol.


Spanja kalon në epërsi ndaj Polonisë

Spanja ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Polonisë.

Golin e shënoi Alvaro Morata në minutën e 25-të të ndeshjes.

Deri në këtë minutë, Spanja është duke dominuar ndeshjen vetëm me posedim të topit, por jo edhe me raste, pasi ato janë të pakta në numër nga të dyja skuadrat.


Fillon ndeshja mes Spanjës dhe Polonisë.