Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës mori vendim që të ndajë mbi pesë milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë për muajt prill-maj, njofton Insajderi.
Ministri i Fininacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se 150 euro bruto do të ndahen për mjekët dhe infermierët, ndërsa 100 euro bruto për zyrtarët policorë.
“Ndajmë mjete financiare shtesë për muajin prill dhe maj në vlerë totale deri në 5,255,565 euro. Për sektorin shëndetësor publik në vlerë prej 4,680,225 euro në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për pagesën e shtesës mujore për 13 mijë e 802 persona që kanë pasur angazhim shtesë për menaxhimin e pandemisë. 150 euro bruto për mjekët dhe infermierët dhe 100 euro bruto për stafin mbështetës teknik në institucione shëndetësore publike në tri nivelet e kujdesit shëndetësor.
Për sektorin e sigurisë 1,187,340 në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për organizatën buxhetore Ministrinë e Punëve të Brendshme, për pagesën e shtesës mujore në pagë për zyrtarët policorë me angazhim shtesë në terren. Për muajin prill dhe maj për secilin muaj veç e veç në vlerë prej 100 euro”, deklaroi Murati./Insajderi.com