“Ndaj Kosovës deshëm të luajmë në Udine, por Italia nuk na la për shkak të Serbisë”

“Ndaj Kosovës deshëm të luajmë në Udine, por Italia nuk na la për shkak të Serbisë”

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Dragos Hincu, ka folur rreth organizimit të ndeshjes ndaj Kosovës, që zhvillohet nesër në Parma, pasi ata nuk lejuan që Kosova të udhëtoj në shtetin e tyre, për arsye politike.

“Është hera e parë që jemi nikoqirë, por luajmë jashtë vendit tonë. Kjo ndodhi për shkak të raporteve të shtetit të Moldavisë dhe Kosovës. Ne deshëm të luajmë në Rumani, mirëpo as ata nuk e njohin Kosovën”, deklaroi Hincu, transmeton Insajderi.

“Më pas vendosëm ta organizojmë ndeshjen në Itali, ku kemi një diasporë të madhe – morëm këtë vendim duke shpresuar që situata me pandemi do të ndryshojë dhe do të mund të luanim me tifozë, mirëpo fatkeqësisht nuk ndodhi kështu”.

“Them të drejtën, fillimisht menduam të luanim në Udine, pasi që aty jetojnë shumë bashkatdhetarë tanë, mirëpo autoritetet italiane nuk na lejuan sepse Udine është më afër Serbisë dhe rrjedhimisht mund të ishte problematike” shtoi Hincu./Insajderi.com.