Ndaj Kosovës, Shevchenko fitoi ndeshjen e parë në karrierë

Fitorja 3-0 e Ukrainës ndaj Kosovës ishte e para në karrierën prej trajneri të Andryi Shevchenkos. Më parë Shevchenko ka barazuar në dy duelet e para të kualifikueseve për Botërorin "Rusi 2018".

Ndaj Kosovës, Shevchenko fitoi ndeshjen e parë në karrierë

Ndeshja ndaj Kosovës do të jetë e paharruar për trajnerin ukrainas, Andryi Shevchenko, pasi ndaj skuadrës përfaqësuese së Kosovës ish-ikona e klubit të Milanit fitoi ndeshjen e parë zyrtare si trajner.

Golat për Ukrainën i shënuan Artem Kravets në minutën e 31-të, dhe Andryi Yarmolenko e Ruslan Rotan shënuan në minutat 81′ e 87′. /Insajderi.com