
Një ndërhyrje për në “burg”, u regjistrua në ndeshjen e Bundesligës gjermane mes Hoffenheim dhe Wolfsburg, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favour të vendasve, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për minutën e 90-të, e gjithë skuadra e Wolfsburgut, përfshi edhe portierin, ishte hedhur përpara, në kërkim të golit të barazimit, teksa sulmuesi izraelit Dabur, përfitoi nga kjo situatë, duke u nisur në një kundërsulm të shpejt, drejt portës së boshatisur.
Vrapimi për afro 70 metra e sulmuesit u ndal në limitet e zonës, nga një ndërhyrje horror e Otavios, që kërceu me të dyja këmbët nga mbrapa, duke penguar sulmuesin, i cili për fat të mirë, shmangu dëmtimin e rëndë. Gjyqtari nuk nguroi ta ndëshkonte menjëherë me karton të kuq, teksa ky moment është duke bërë xhiron e internetit. Një gjest i shëmtuar, që nuk i ka hije një kampionati si Bundesliga gjermane. /Insajderi.com