Ndërmarrja Publike Banesore me 150 hyrje në administrim të saj

Ndërmarrja Publike Banesore me 150 hyrje në administrim të saj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv, Hajdar Hoxha, Udhëheqësin Operativ të NPB-së, Drilon Pireva, dhe stafin të Departamentit të Mirëmbajtjes, kanë përuruar hyrjen e 150-të të renovuar nga NPB në Prishtinë.

Renovimi dhe mirëmbajtja e hyrjeve shumëbanesore është realizuar falë bashkëpunimit të madh ekipor të kombinuar me përpjekjen e palodhshme të stafit tonë.

Edhe pse është një përpjekje ekipore, çdo hyrje e rregulluar dhe çdo hyrje e mirëmbajtur ka veçoritë e saja, veçori këto që kanë ndihmuar në avancimin si të Projektit për Renovim dhe Mirëmbajtje ashtu edhe të Ndërmarrjes Publike Banesore në përgjithësi.

Deri më tani NPB ka pranuar mbi 300 kërkesa të nënshkruara nga mbi 80% e pronarëve të njësive banesore në pothuajse secilën lagje të Komunës së Prishitnës.

Ne, duke ju falenderuar për besimin e dhënë karshi këtij Projekti, ftojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës që jetojnë në objekte të vjetra apo edhe të reja shumë banesore, të bëhen pjesë e Projektit për Renovim dhe Mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre në Ndërmarrjen Publike Banesore.