Ndërpritet armëpushimi, 50 mijë civilë rrezikojnë të vdesin nga bombardimet

Ndërpritet armëpushimi, 50 mijë civilë rrezikojnë të vdesin nga bombardimet

Një armëpushim mes Turqisë dhe Rusisë për Alepon lindore është ndërprerë, pak më shumë se një ditë që kur ai nisi të zbatohej, pasi Turqia dhe aktivistët në terren akuzuan regjimin dhe forcat e tjera për fushatë të egër bombarduese.

Në ndërkohë vdekjet janë raportuar në të dyja anët, por më i rëndësishëm është fakti se mbi 50 mijë civil kanë mbetur të bllokuar në Alepon lindore që mbetet nën kontrollin e rebelëve.

Armëpushimi kishte për qëllim evakuimin e rebelëve dhe civilëve, por pasditen e së mërkurës kjo është prishur, raporton CNN.

cry

Ministri i jashtëm dhe presidenti turk, kanë akuzuar regjimin sirian dhe “disa forca” për ndërprerjen e armëpushimit, në ndërkohë që bombardime të egra kanë nisur në disa lagje.

Regjimi sirian ka hyrë në Alepo për të marrë kontrollin që nga 27 nëntori dhe deri më tani e ka shumicën e territorit nën kontroll.

“Turqia nuk do të largohet nga njerëzit e vetmuar në Alepo”, citohet të ketë thënë Ergodan sipas Agjencisë së lajmeve “Anadolu”.

Në ndërkohë aktivistë për të drejtat e njeriut në Alepo i kanë thënë CNN-it se granatime të rënda kanë rifilluar në zonat e mbetura nën kontrollin e rebeleve./Insajderi.com