Ndërpritet derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, “Ballistë” hyjnë në fushë

Ndërpritet derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, “Ballistë” hyjnë në fushë

Shkëndija e Tetovës ia doli të fitojë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, në një kampionat të dominuar nga fillimi deri në fund, njofton Insajderi.

Ditën e sotme, kalendari i rezervonte kuqezinjve një përballje ndaj Shkupit, ajo e cila është edhe e fundit për këtë sezon. Megjithatë ndeshja nuk është luajtur deri në fund, pasi pak minuta më parë, skuadra e Shkupit ka braktisur fushën.

Shkaku? Siç shihet edhe në videon e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, tifogrupi i Shkëndijës, “Ballistët” kanë arritur të futen në stadiumin e tyre “Ecolog Arena”, për të festuar arritjen e skuadrës, ndonëse diçka e tillë nuk lejohet. Në këtë situatë, skuadra e Shkupit ka vendosur të largohet nga fusha, për të mos e vazhduar ndeshjen, e cila nuk dihet nëse do të luhet apo jo më vonë. /Insajderi.com