Ndërpritet ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ndërpritet ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës

Ndeshja e basketbollit midis Ponte Prizrenit dhe Pejës është pezulluar pas një përleshje masive që ka ndodhur gjatë mesit të lojës, njofton Insajderi.

Lojtarë të dyja ekipeve dhe pjesëtarë të stafit janë konfrontuar fizikisht duke shkaktuar kaos të madh në sallë teksa shikohet që në sherr marrin pjesë dhe persona me veshje të thjeshta pra që janë thjesht tifozë të skuadrave.

Ndeshja u pezullua menjëherë teksa Federata e Basketbollit në Kosovë ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare. /Insajderi.com