Këtë lajm për vdekjen e legjendës amerikane me or" />

Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan me origjinë arbëreshe, Regis Philbin

Ka ndërruar jetë ikona e televizionit amerikan, Regis Philbin

Ndërron jetë ikona e televizionit amerikan me origjinë arbëreshe, Regis Philbin

Ka ndërruar jetë prezantuesi, aktori, këngëtari dhe ikona e televizionit amerikan, Regin Philbin.

Këtë lajm për vdekjen e legjendës amerikane me origjinë arbëreshe e ka dhënë familja e tij në një deklaratë për revistën People.

“Familja dhe miqtë janë gjithmonë mirënjohës për kohën që kaluam me të – për ngrohtësinë e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për të kthyer çdo ditë në diçka që ia vlen të flasim. Ne i falënderojmë fansat e tij dhe admiruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare”, thanë ata në deklaratën e tyre.

Ende nuk ka informacione të sakta për shkaqet e vdekjes. /Insajderi.com/