
Ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare ish-kampioni botëror i peshave të rënda dhe olimpik boksieri amerikan Leon Spinks, njofton Insajderi.
Në një deklaratë nga familja e tij, thuhet se Spinks ka vdekur si pasojë e sëmundjes së kancerit për shkak të së cilës ishte në trajtim.
Spinks fitoi medaljen e arit në Olimpiadën e zhvilluar në vitin 1976 në qytetin Montreal të Kanadasë.
Në vitin 1978 ai u bë kampion në peshat e rënda duke fituar përballë Muhamed Ali.
Muhamed Ali, i cili fitoi ndeshjen e revanshit që u mbajt të njëjtin vit rimori nga Spinks titullin e kampionit botëror. /Insajderi.com