
Ish-kampioni olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rafer Johnson, të mërkurën ka ndërruar jetë, kanë bërë të ditur nga organi drejtues ndërkombëtar për atletikë në Twitter, njofton Insajderi.
“Atletika Botërore është thellësisht e pikëlluar kur dëgjoi se kampioni olimpik i vitit 1960 Rafer Johnson, i konsideruar gjerësisht si një nga të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në eventet e kombinuara ka vdekur në moshën 86 vjeçare”, ka njoftuar gjatë ditës organi drejtues.
Johnson fitoi medalje argjendi olimpike në lojërat e Melburnit të vitit 1956 dhe një të arit në Romë në 1960.
Mediat amerikane raportuan se Johnson vdiq në shtëpinë e tij në Sherman Oaks, Los Angeles.
Në vitin 1968, Johnson ishte midis tre burrave që nënshtroi dhe çarmatosi Sirhan Sirhan pasi ai vrau kandidatin për president të SHBA-ve, Robert F. Kennedy.
Johnson gjithashtu ndezi pishtarin olimpik gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 1984 në Los Angeles. /Insjaderi.com