Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare shpikësi i Ibuprofen

Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare shpikësi i Ibuprofen

Doktori i famshëm, Stewart Adams ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.

Ai i kishte prirë një ekipi doktorësh më 1950 të cilët e kishin zbuluar medikamentin, Ibuprofen, shkruan Sun, transmeton Klan Kosova.

Pas disa proceseve gjyqësore zbulimi i tyre kishte marrë licencën që të lëshohej me recetë, në vitin 1969.

Është djali i tij Chris që ka treguar se ish farmacisti që njohu bota ka vdekur.