Ndërron jetë nga koronavirusi nëna e Pep Guardiolas

Ndërron jetë nga koronavirusi nëna e Pep Guardiolas

Klubi i Manchester Cityt ka njoftuar për lajmin tragjik në familjen e Pep Guardiolas.

Trajnerit të Manchester Cityt, i ka vdekur nëna pasi u infektua me koronavirus, ka bërë të ditur klubi të hënën, transmeton Insporti

Në njoftim të Manchester Cityt, thuhet se nëna e Guardiolas, Dolors Sala Carrio, ka ndërruar jetë në Manresa të Barcelonës.

“Familja e Manchester Cityt me zemër të thyer bën të ditur se sot ndërroi jetë nëna e Pep, Dolors Sala Carrio, në Manresa, Barcelonë, pasi u infektua me koronavirus. Ajo ishte 82-vjeçare”, thuhet në njoftim të klubit. /Insporti.com/