
Një ndërtesë e lartë banimi 79 katëshe në pikën e turizmit në Duabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është përfshirë nga flakët.
Nuk ka informacione për gjendjen e banorëve brenda por videot e sapo publikuara tregojnë për një panikë të madhe në zonën përreth.
Janë parë edhe banorë të cilët po dalin në panikë nga ndërtesa.
Objekti 330 metra i lartë që dikur mbante rekordin e ndërtesës më të lartë të banimit në botë ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2015.