Një ndeshje dramatike u zhvillua në Serie A mes Sassuolos dhe Napolit, sfidë kjo që përfundoi në barazim 3:3, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani u aktivizuan titullarë në këtë përballje, teksa shkodrani u zëvendësua në minutën e 73-të duke i lënë vendin Goulam.
Autogoli i Maksimoviç i dha avantazhin Sassuolos në minutën e 34-të, ndërsa Zielinski barazoi shifrat përkohësisht katër minuta më pas. Teksa pritej të mbyllej pjesa e parë, Berardi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 2-1.
Vendasit e mbyllën në avantazh fragmentin e parë të lojës, teksa Napoli arriti të përmbyste rezultatin në minutat 72-të dhe 90-të me autorë Di Lorenzon dhe Insignen nga penalltia.
Kur u mendua se skuadra e Gattusos do të merrte tre pikë të arta në transfertë, Caputo barazoi shifrat në minutën e 90+5-të, po nga pika e bardhë e penalltisë. Plot tre penallti të akorduara në këtë përballje. /Insajderi.com