Ndeshja e ardhshme e Anthony Joshua: vendi, data dhe kundërshtari

Ndeshja e ardhshme e Anthony Joshua: vendi, data dhe kundërshtari

Anthony Joshua do të rikthehet në ring më 28 tetor. Boksieri britanik do to t’i mbrojë titujt e tij të versioneve WBA dhe IBF të peshave të rënda, në meçin ndaj Kubrat Pulev.

Meçi mes bullgarit Pulev dhe britanikut Joshua do të zhvillohet në stadiumin “Principality” të Kardifit, raporton Insajderi.

Pulev këmbëngul se do ta mposhtë Anthony Joshuan dhe shtoi se humbja e vetme e karrierës ndaj Wladimir Klitschkos e ka përmirësuar atë si luftëtar.

 

 

Por, në konferencën për shtyp, bullgari Pulev shtoi se i jep respekt britanikut Joshua.

“Unë e vlerësoj Joshuan më shumë se çdo boksier tjetër. Unë shoh se çfarë bën ai mirë dhe po ashtu çfarë bën keq – e studioj atë”, ka thënë Pulev.

Joshua e mposhti në luftën e fundit ish-kampionin e botës, ukrainasin Wladimir Klitschko. /Insajderi.com