Edhe sfida e dytë e raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës mes Benficës dhe Arsenal-it do të zhvillohet në fushë neutral, njofton Insajderi.
UEFA vendosi gjatë ditës së sotme që dhe takimi i 25 shkurtit i planifikuar për t’u zhvilluar në Portugali, të zhvillohet në stadiumin “Karaiskakis” në Athinë.
Lajmi u konfirmua nga klubi i Arsenal-it në faqen zyrtare. Kujtojmë që dhe ballafaqimi i parë në 18 shkurt Arsenal-Benfica nuk do të luhet në Londër, por në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Këto ndryshime të vendeve të ndeshjeve janë marrë pasi disa shtete si Anglia, Gjermania, etj., kanë bllokuar për një afat të caktuar fluturimet. /Insajderi.com
#UEL last-32 venues confirmed ✅
🇮🇹 𝗙𝗶𝗿𝘀𝘁 𝗹𝗲𝗴: Stadio Olimpico
🇬🇷 𝗦𝗲𝗰𝗼𝗻𝗱 𝗹𝗲𝗴: Stadio Georgios Karaiskakis— Arsenal (@Arsenal) February 12, 2021