Do të jetë “Allianz Stadium” i Juventusit, që do të presë ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Europa League midis Real Sociedad dhe Manchester United, e programuar për t’u zhvilluar në 18 shkurt me fillim nga ora 18:55, njofton Insajderi.
Ndryshimi i shtetit dhe i stadiumit pasi qeveria spanjolle ka ndaluar çdo fluturim me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të infektimeve në masë që kanë ndodhur për mutacionin e Coronavirusit të ri.
Pas Leipzig-Liverpool dhe Borussia Moencheglabach-Manchester City, tani është dhe Real Sociedad-Manchester United për ta zhvilluar sfidën e tyre në një stadium neutral.
Këtë lajm e ka publikuar UEFA me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar. /Insajderi.com
🏟️ Several men’s and women’s UEFA matches have been rescheduled or moved due to on-going restrictions.
You can keep up with all the changes here: 👇#UCL #UEL #UWCL
— UEFA (@UEFA) February 9, 2021