Do të startojë në orën 21:00 në “Stamford Bridge”, akti i dytë i gjysmëfinales së Champions-it, mes Chelseat dhe Realit të Madridit, njofton Insajderi.
Gjithçka mbetet e hapur, për sa i përket kualifikimit pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, teksa të dy ekipet do t’i luajnë të gjitha shanset, për të siguruar një biletë në finalen e Stambollit, aty ku i pret Manchester City i Pep Guardiolës, që eliminoi mbrëmjen e djeshme PSG-në.
Për sa i përket statistikave, Chelsea do të luajë për herë të pestë kundër Realit të Madridit në një kompeticion europian. Madrilenët nuk e di çfarë do të thotë të fitosh në katër ndeshjet e fundit në transfertë me skuadrat angleze. Ekipi spanjoll ka arritur të marrë vetëm dy barazime dhe dy humbje, duke shënuar vetëm dy gola. Fitorja e fundit është ajo ndaj Liverpoolit në tetorin e vitit 2014, në fazën e grupeve të Champions-it.
Nëse Zinedine Zidane do të fitojë mbrëmjen e sotme kundër Chelseat, atëherë do të barazojë Fergusonin dhe Anchelottin për gjysmëfinale të fituara në karrierë. Thomas Tuchel ka humbur vetëm katër nga 18 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Ligën e Kampionëve. Bilanci i dueleve të tjera është 12 fitore dhe dy barazime. Të dy teknikët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.
FORMACIONET ZYRTARE:
Chelsea: Mendy, Rudiger, Christensen, Thiago Silva, Chilwell, Azpilicueta, Jorginho, Kante, Mount, Havertz, Verner. Trajner: T.Tuchel.
Real Madrid: Courtois, Militao, Ramos, Nacho, Mendy, Kroos, Casemiro, Modriç, Hazard, Vinicius, Benzema. Trajner: Z.Zidane. /Insajderi.com