Ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Juventus vs Inter – formacionet

Ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Juventus vs Inter – formacionet

Janë publikuar formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Juventus-Inter. ‘Bardhezinjtë’ kanë fituar sfidën e parë në “San Siro” 1-2 dhe kanë avantazhin e golave në fushën kundërshtare, ndërsa ‘zikaltërit’ duhet të bëjnë sot një përmbysje të madhe ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, njofton Insajderi.

Për sa i përket zgjedhjeve në formacion, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo ka lënë në stol veteranët Chiellini dhe Bonucci, portierin Szczesny, mesfushorët McKennie dhe Arthur si dhe sulmuesin Alvaro Morata. Kulusevski, Bentacur, Bernadeschi, De Ligt, Demiral dhe Danilo do të luajnë nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, trajneri Conte ka hedhur në fushë si titullarë mesfushorin Christian Eriksen dhe mbrojtësin e majtë Mateo Darmian.

Superfida e njohur si “Derbi i Italisë” luhet në orën 20:45.

Formacionet:

JUVENTUS: Bufon, Sandro, De Ligt, Demiral, Danilo, Rabio, Bentacur, Bernadeschi, Cuadrado, Ronaldo, Kulusevski. Trajner: Andrea Pirlo.

INTER: Handanoviç, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozoviç, Eriksen, Darmian, Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Conte.

/Insajderi.com