Ndeshja të cilën Napoli e ka humbur në tavolinë kundër Juventuesit do të zhvillohet.
Kështu, ‘zonjës së vjetër’, do t’i hiqen tri pikët e fituara të ndeshjes e cila nuk ishte luajtur.
Napoli nuk kishte udhëtuar në Torino më 4 tetor për shkak të rasteve me COVID-19 brenda kampit.
Dy apelet e para u refuzuan, por tani është vendosur përfundimisht se përballja Juventus – Napoli do të zhvillohet.
Një datë tjetër për këtë përballje ende nuk është caktuar. /Insajderi.com