Ndeshja Kosovë-Turqi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit FIFA 2018, do të luhet në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër.
Njoftimi është publikuar nga Federata Turke e Futbollit (TFF), ku në deklaratë thuhet se për shkak të mungesës së një stadiumi i cili plotëson kriteret e UEFA-s, ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Shqipëri, raporton AA.
Ndeshja Kosovë-Turqi pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër më 11 qershor 2017, ditën e diel. /Insajderi.com