
Numri i nderimeve për Johan Cruyff është i madh dhe do të vazhdojë të rritet pas vdekjes së tij tragjike të enjten, por asnjë nderim s’do të jetë aq emocional sa ai të premten në mbrëmje, në Amsterdam Arena gjatë ndeshjes miqësore mes Holandës dhe Francës.
Federata e Futbollit të Holandës (KNVB) ka mbajtur zi për vdekjen e ish-lojtarit dhe ish-menaxherit të tyre në një deklaratë, në të cilën ata gjithashtu njoftuan se do të ketë një minutë heshtje të mbajtur në minutën e 14’-të të lojës ndaj Francës në nder të Cruyff-it dhe të tregojnë mirënjohjen për “arritjet e mëdha në futbollin kombëtar dhe ndërkombëtar” të tij.
Cruyff shënoi 33 gola në 48 ndeshje ndërkombëtare dhe udhëhoqi tulipanët drejt finales në vitin 1974, ku holandezët përfunduan të dytët. Para lojës, një tjetër minutë heshtje është planifikuar për viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel të martën. /Insajderi.com