
Slavia Pragë mori një kualifikim të rëndësishëm ditën e sotme, teksa mposhti Rangers në Skoci, njofton Insajderi.
Megjithatë ndonëse për Slavian ishte një natë e madhe, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për portierin e kësaj skuadre, Ondrej Kolar. Ky i fundit, në minutën e 62-të, merr një goditje të tmerrshme në fytyrë me takë, nga mesfushori i Rangers, Kemar Ruf, i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq menjëherë.
Portieri çek, pas goditje së marrë, e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen, teka mund të shihet qartë, edhe plagët e marra në fytyrë, ku shihen dy çarje të mëdha. /Insajderi.com