
Kosova nesër feston përvjetorin e 13-të të Ditës së Pavarësisë, teksa më 17 shkurt 2008, u miratua dhe u shpall deklarata e pavarësisë. Për këtë, dy federatat e futbollit të dy vendeve kanë zhvilluar një miqësore mes përfaqësueseve të veteranëve të dy shteteve, njofton Insajderi.
Takimi i zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë ka përfunduar pa gola 0:0.
Në takimin në fjalë u paraqitën shumë ish-futbollistë të njohur si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Takimi u zhvillua pa prezencën e tifozëve për shkak të pandemisë COVID-19. /Insajderi.com