Ndeshja përfundon 0:0 por Juventus shkon në finale

Ndeshja përfundon 0:0 por Juventus shkon në finale

Ka përfunduar pa gola përballja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Juventus dhe Milan në Allianz Stadium.

Tutje në finale të kësaj gare kalon Juventus, pasi ndeshja e parë në San Siro pati përfunduar me rezultat 1:1.

Loja nisi keq për kuq e zinjtë, pasi u shkaktua penallti të cilën pas 16 minutave, çuditërisht e humbi Ronaldo.

Pas pak sekondave, Rebic në stil ‘kung-fu’ goditi kundërshtarin, për tu përjashtuar direkt me të kuq.

Juve bëri katër ndërrime, e Milan pesë, por nuk solli asgjë.

Ekipi vendës ishte më mirë me statistika, por loja përfundoi pa gola.

Juventus në finale të Coppa Italia e pret fituesin e duelit Napoli – Inter.


Insajderi.com