
Nations League, ose Liga e Kombeve, vazhdon edhe sonte me ndeshjet e saj në të tre ligat.
Në ligën “A”, ka katër ndeshje tejet interesante për tu ndjekur.
Islanda e pret kombëtaren e Anglisë, Danimarka e pret atë të Belgjikës, Portugalia e pret kombëtaren e Kroacisë, për ndeshjen më interesante të natës dhe Suedia e pret kampionin në fuqi të botës, Francën. njofton Insajderi.
Në ligën “C”, ka përfunduar ndeshja e parë, në mes Maqedonisë dhe Armenisë, me fitore të Maqedonisë, ndërsa do të luhen edhe tre ndeshje të tjera – ajo në mes të Azerbejgjanit dhe Luksemburgut, Qipros e Malit të Zi dhe Estonisë e Gjeorgjisë./Insajderi.com.