Ndeshjen e parë në Champions, Barcelona ‘bie’ në shtëpi nga Mbappe dhe PSG-ja

Ndeshjen e parë në Champions, Barcelona ‘bie’ në shtëpi nga Mbappe dhe PSG-ja

PSG-ja ka triumfuar me shifrat e thella 4:1 ndaj Barcelonës, në “Cam Nou” në ndeshjen e parë në UEFA Champions League, të vlefshme për fazën e 1/8-ve, njofton Insajderi.

Parisienët hedhin kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Padyshim heroi i ndeshjes ishte Kylain Mbappe, i cili realizoi tripletë golash.

Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Leo Messin, që ktheu në gol një penallti të fituar nga De Jong në minutën e 26-të, por ky avantazh zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi në minutën e 32-të, Mbappe vendosi baraspeshën. Më rezultat 1:1 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.

Në pjesën e dytë ishte përsëri sulmuesi francez, i cili në minutën e 65-të përmbysi rezultatin, duke shënuar pas një topi të mbetur në zonë.

Kean realizoi të tretin për skuadrën e Pochettinos në minutën e 70-të, teksa për të vulosur gjithçka mendoi përsëri Mbappe, i cili shënoi edhe të katërtin për francezët, ndërsa të tretin personal.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Francë më 10 mars, në “Parc de Princes”. /Insajderi.com