Ndeshjet e sotme në “EURO 2020”

Ndeshjet e sotme në “EURO 2020”

Maqedonia e Veriut & Holanda dhe Ukraina & Austria janë dy ndeshjet e para të ditës së sotme në “EURO 2020” që fillojnë nga ora 18:00.

Në Grupin C, ndeshje vendimtare do të jetë ndërmjet Ukrainës dhe Austrisë, pasi të dy ekipet kanë nga tri pikë. Holanda ka gjashtë e Maqedonia e Veriut zero.

Ndërsa, nga ora 21:00 zhvillohen ndeshjet e vlefshme për “Grupin B”.

Finlanda & Belgjika si dhe Rusia & Danimarka.

Danimarka do të mundohet ta mposhtë Rusinë për të shpresuar që të kualifikohet nga pozita e tretë.

Ndërsa, Belgjika konsiderohet favorit ndaj Finlandës. /Insajderi.com