Ndeshjet e sotme në Premier League

Ndeshjet e sotme në Premier League

Mancehester City kërkon që sonte ta mposhtë Crystal Palace në ndeshjen që fillon nga ora 13:30, për të shpresuar pastaj që nesër Manchester United gabon kundër Liverpool – dhe ekipi i Pep Guardiola të shpallet edhe matematikisht kampion.

77 pikë kanë në tabelë, 10 më shumë se Man United – një rritje e diferencës katër xhiro para fundit, do të rezultonte startimin e festës.

Lufta për titull në Premier League veç ka përfunduar, por ajo për “zonën Champions” është ende gjallë.

Chelsea që është në pozitën e katërt me 54 pikë, i duhet fitorja kundër Fullham-it në Stamford Bridge.

Vetëm kështu do të ruanin rrezikun që i kanoset nga West Ham United, Liverpool e Tottenhami.

Dy ndeshjet tjera janë Brighton & Hove Albion & Leeds Unite dhe Everton & Aston Villa. /Insajderi.com