Distria Krasniqi në finale të Kampionatit Evropian të Xhudos (-52kg)që po zhvillohet në Tel Aviv do të përballet me rusen Natalia Kuziutina. Rusaj është tri herë kampione e Evropës, tri herë kampione e botës dhe medaliste olimpike dhe në këtë duel hyn si favorite.
Por, forma e Distrisë në këtë kampionat ka qenë e shkëlqyeshme dhe rruga e saj deri në finale është dëshmi se ajo është shumë e përgatitur për cilindo skenar të mundshëm në sfidën e fundit.
Dueli fillon për pak minuta dhe zhvillohet në tatamin 2, në palestrën e improvizuar të xhudos në Tel Aviv, kurse Unioni Evropian i Xhudos, në kanalin e vet ne internet e transmeton LIVE. Luftën finale mund ta ndiqni këtu.