Ndoqi luanin, përfundoi para të gjithë tufës së tyre

Ndoqi luanin, përfundoi para të gjithë tufës së tyre

Një moment që të lë pa frymë. Kështu mund të përshkohet ajo e një udhëheqësi të ekspeditës i cili doli nga mjeti në të cilin po lëvizte për të ndjekur gjurmët e luanit pa e ditur që vetëm pak metra më tutje është tufa.

Steven Faulconbridge ishte në “Sabi Sands Game Reserve” në Afrikën e Jugut duke bërë disa kërkime. Ai zbriti nga makina për të ndjekur gjurmët, ndërkohë që dikush tjetër po e filmonte.

Papritmas, u ngritën një tufë luanësh disa metra larg tij, të cilët ishin të shtrirë dhe nuk i vuri re. Për një moment, Steven ngriu në vend, por ia doli që të kontrollonte situatën me qetësi.

Ai u kthye duke ecur ngadalë dhe nuk u përball me sulm luanësh.