
Sonte Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore kundër Luksemburgut, që është sfida e fundit para fillimit të kampionatit evropian.
Trajneri i kombëtares, Giani De Biasi, ka paralajmëruar ndryshime të shumta në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit me Austrinë.
Portali nga Shqipëria, Panorama Shqiptare, ka mësuar se cilat janë risitë e formacionit.
Në qenar të mbrojtjes pritet që në vend të Canës dhe Mavraj të luaj Gjimshiti e Ajeti, kurse në katërshen e mbrojtjes e kompletojnë Aliji e Veseli.
Në sulm në vend të Balaj do të luaj Cikalleshhi, kurse në vend të Lenjanit pritet të startojë Shala./Insajderi.com