Ndryshimi i madh i Shqipërisë që nga përballja e fundit me Zvicrën

Ndryshimi i madh i Shqipërisë që nga përballja e fundit me Zvicrën

Përbërja e kombëtares shqiptare ka shumë ndryshime në dallim me atë që Zvicra e mundi para 3 vitesh në stadiumin e Luzernës, 2-0. Që nga ajo kohë kombëtares shqiptare u janë bashkuar disa futbollistë që kanë arritur ta ndryshojnë mentalitetin e skuadrës.

Shorti e vuri kombëtaren shqiptare në Grupin A përballë Francez, Rumanisë  dhe Zvicrës – me të cilën do të luajmë në ndeshjen hapëse të turneut.

Herën e fundit kur jemi përballur me helvetikët ishte viti tetori i vitit 2013, luanim ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Botërorin e Brazilit në “Qemal Stafa”. Ashtu siç kishte ndodhur në ndeshjen e parë të atyre kualifikueseve në Zvicër ku humbëm 2-0, edhe në Tiranë provuam shijen e hidhur të humbjes 2-1.

Megjithatë që nga ajo kohë, Shqipëria e De Biasit ka ndryshuar shumë gjëra, që nga porta deri tek maja e sulmit.

Po të ktheheshim tre vite mbrapa, do të shihnim një Sajmir Ujkani në portë dhe Erjon Bogdanin në qendër të sulmit, dicka që tani vështirë të imagjinohet – një futbollistë mbi 35 vjeçar në skuadrën e De Biasit.

dikur

Konkurrenca e futur në kombëtaren e post-viteve 2014 është një nga pikat më të forta të grupit të lojtarëve të Shqipërisë. De Biasi ka arritur të formojë një grup cilësorë futbollistësh që luftojnë shumë për një vend startues, e shpeshherë i shkaktojnë kokëçarja italianit me 11-shën e formacionit.

Kombëtarja shqiptare nesër takohet me Zvicrën në ora 15:00, në ndeshjen që luhet në stadiumin “Stade Bollaert” të Lensit. /Insajderi.com