Në Akapulkon e popullarizuar një sulmues ka vrarë pesë dhe plagosur gjashtë persona

Sulmuesi i armatosur ka vrarë pesë dhe ka plagosur gjashtë persona në një bar të njohur në pushimoren e famshme meksikane Akapulko.

Në Akapulkon e popullarizuar një sulmues ka vrarë pesë dhe plagosur gjashtë persona

Bëhet fjalë për një nga seria e incidenteve të dhunshme në pushimoren luksoze në bregun e Oqeanit Paqësor.

Prokuroria e shtetit meksikan Guerero ka kumtuar se qëllimi me armë zjarri ka ndodhur të dielën në mëngjes sipas kohës lokale në një bar i cili gjendet në avenynë e gjerë buzë detit.

Lokali gjendet në të ashtuquajturën “zonën e artë” dhe në të tubohen turistët, por edhe banorët e Akapulkos.

Viktimat e sulmit ishin vendasit dhe një person është arrestuar.

Ekspertët e forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur 21 plumba, ndërsa policia ai ka marrë në pyetje dëshmitarët në mënyrë që të konstatojë shkakun e sulmit.

Në shtetin Guerero, si dhe në qytetin Akapulko mbretëron një shkallë e lartë e dhunës dhe vrasjeve.

Dikur pushimorja shumë e popullarizuar për shumë yje të Holivudit, viteve të fundit gjithnjë e më pak po i tërheqë turistët e huaj./Insajderi.com.