Pasojat e temperaturave ekstreme në Arizona

Pasojat e temperaturave ekstreme në Arizona

Temperaturat më të larta në Phoenix të Arizonës (SHBA), ishin shënuar më 26 qershor të vitit 1990, kur mbi këtë shtet amerikan qytetarët panë të tmerruar në termometër se temperatura kishte arritur në 50 gradë Celsius.

Megjithatë, temperaturat e larta që janë duke mbizotëruar në këtë shtet këto ditë, pritet të kalojnë ato që ishin shënuar në vitin 1990, shkruan accuweather.com.

Siç raportojnë mediat amerikane, mbi 50 fluturime nga aeroporti më i madh i Arizonës “Sky Harbor” janë anuluar, për shkak të temperaturave të larta.

Arsyeja kryesore është se kur temperaturat kalojnë mbi 43 gradë Celsius, trupi i njeriut nuk mund të freskohet dhe si rezultat i kësaj mund të vjen deri tek sulmi në zemër.

Temperatura aktuale në këtë vend është 47 gradë Celsius, kurse në beton 76, dhe nuk është për tu çuditur që disa pajisje në veçanti ato të plastikës janë duke u shkrirë në asfaltin e nxehtë.