Në atletikë shënohen dy rekorde botërore

Në atletikë shënohen dy rekorde botërore

Atleti nga Uganda Joshua Cheptegei ka thyer rekordin botëror të 10,000 metrave në disiplinën e meshkujve në Valencia të mërkurën në mbrëmje. Ndërsa në garën e 5.000 metrave për femra, atletja etiopiane Letesenbet Gibay ka thyer rekordin e vendosur 22 vite më parë nga Tirunesh Dibaba, transmeton Insajderi.

Sipas asaj që raporton Euro Sport, atleti nga Uganda, Cheptegei, ka thyer rekordin e vendosur 15 vite më parë nga atleti etiopian, Kenenisa Bekele që kishte rekordin 26’17”53, ndërsa rekordi i ri u vendos për gjashtë sekonda më shpejt, 26’11”02.

Ndërsa në rekordin e femrave në 5.000 metra, Gibay, theu rekordin e Dibabas që kishte 14’11”15, ndërsa rekordi i ri u vendos për pesë sekonda më shpejtë, 14’06”65.

“Kjo do të thotë diçka e mrekullueshme për mua. Ju jeni duke u përpjekur të shkruani histori dhe t’i bëni të ditur njerëzve se pista është akoma emocionuese”, tha atleti nga Uganda pasi theu rekordin. /Insajderi.com