Në borxhe deri në fyt – legjenda e tenisit mund të shesë gjithë trofetë

Në borxhe deri në fyt – legjenda e tenisit mund të shesë gjithë trofetë

Boris Becker mund të duhet të shesë trofetë e tij të Uimbëlldonit dhe mund t’i merret shtëpia, pasi raportohet se ka grumbulluar më shumë se 70 milionë dollarë borxhe.

Kampioni i tenisit shpalli falimentimin në qershor, por shtypi gjerman thotë se borxhet e tij të raportuara janë vetëm “maja e ajsbergut” dhe se ai ka djegur dhjetëra miliona për ndërmarrjet e dështuara të biznesit, divorcet dhe vitet e jetesës luksoze.

Beckerit, 49 vjeç, i është thënë të mos heqë asnjë prej trofeve të tij nga shtëpia e tij në Londër dhe tani raportohet se po pranon 650,000 dollarë për t’u shfaqur në një shfaqje televizive britanike. “Ai ka nevojë për një mënyrë që të fitojë shumë para”