Në Britani ka më shumë statuja të dhive se të grave

Në Britani ka më shumë statuja të dhive se të grave

Nga politikane e mjeke deri tek aktiviste e atlete, janë 25 heroina të gjalla që kanë dedikuar jetën e tyre për të ndihmuar shoqërinë e të cilat do të përkujtohen në statuja për të ndihmuar në përkujtimin e më shumë grave në Britani.

Projekti “Put Her Forward”, i organizuar nga organizata bamirëse “The National Trust”, synon të dyfishojë numrin e statuja jo-mitike e jo-mbretërore të grave në Britani brenda një viti kur vendi edhe kremton njëqindvjeçarin kur gratë fituan të drejtën për të votuar.

Organizatorët e projektit thanë se momentalisht ka më shumë statuja të dhive dhe të njerëzve të quajtur John sesa të grave të përditshme, dhe vetëm gati një në 6 prej 925 statuja publike të Britanisë paraqesin gratë, raporton Reuters.

“Synimi real është të kemi një bisedë për përfaqësimin e grave”, thanë ata përmes një deklarate online.

“Arsyeja pse kemi kaq pak statuja të grave nuk është se kemi mungesë të grave inspiruese… me kohë dhe resurse të mjaftueshme mund të kemi edhe 925 statuja të grave”.

Publiku është ftuar të nominojnë gratë që kanë pasur ndikim pozitiv në shoqëri, si Layla Hussein, që bëri fushatë kundër gjymtimit gjenital të grave (FGM), dhe kampionia britanike Paralimpike Tanni Grey-Thompson.

“Të nominojmë në mënyrë që të kemi më shumë statuja të grave sesa të burrave të quajtur John apo DHIVE”, ka thënë në Twitter “WomenEd”, lëvizje që lufton për barazi gjinore në edukim.