Mbyllet ndeshja e1/8-ave të Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Liverpool, e zhvilluar mbrëmjen e sotme, njofton Insajderi.
Skuadra e Jurgen Klopp fiton në momentin e duhur të këtij sezoni pas krizës së rezultateve në kampionatin anglez duke fituar sonte në Hungari 0:2 ndaj gjermanëve të Leipzig.
Mohamed Salah (53’) dhe Sadio Mane (58’) vulosën triumfin e pastër të të ‘kuqve’.
Megjithatë, duhet pranuar se kampionëve të Anglisë i’u dha një dorë e mirë nga mbrojtësit e Leipzig-ut, të cilët gabuan në mbulimin dhe spastrimin e topave gjatë dy golave.
Në fund të takimit, skuadra e Julian Nagelsmann-it mund të kishte shkurtuar shifrat dhe rriste shpresat për kualifikim në çerekfinale nëse koreanojugori He-Çan Huang do të ishte më i saktë para portierit Alisson.
Me fitoren e sotme, Liverpool është më i favorizuar për të kaluar në çerekfinale. Akti i dytë i betejës Liverpool-Leipzig do të luhet në 10 mars në “Anfield Road”. /Insajderi.com