Në Champions League anglezët e Liverpool-it me fytyrë tjetër, mposhtin si mysafir Leipzig-un

Në Champions League anglezët e Liverpool-it me fytyrë tjetër, mposhtin si mysafir Leipzig-un

Mbyllet ndeshja e1/8-ave të Ligës së Kampionëve mes Leipzig dhe Liverpool, e zhvilluar mbrëmjen e sotme, njofton Insajderi.

Skuadra e Jurgen Klopp fiton në momentin e duhur të këtij sezoni pas krizës së rezultateve në kampionatin anglez duke fituar sonte në Hungari 0:2 ndaj gjermanëve të Leipzig.

Mohamed Salah (53’) dhe Sadio Mane (58’) vulosën triumfin e pastër të të ‘kuqve’.

Megjithatë, duhet pranuar se kampionëve të Anglisë i’u dha një dorë e mirë nga mbrojtësit e Leipzig-ut, të cilët gabuan në mbulimin dhe spastrimin e topave gjatë dy golave.

Në fund të takimit, skuadra e Julian Nagelsmann-it mund të kishte shkurtuar shifrat dhe rriste shpresat për kualifikim në çerekfinale nëse koreanojugori He-Çan Huang do të ishte më i saktë para portierit Alisson.

Me fitoren e sotme, Liverpool është më i favorizuar për të kaluar në çerekfinale. Akti i dytë i betejës Liverpool-Leipzig do të luhet në 10 mars në “Anfield Road”. /Insajderi.com