
Një shofer i një makine goditi një grup këmbësorësh në qytetin kinez Dalian dhe shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave, transmeton Insajderi.
Aksidenti ndodhi në një qytet port në gadishullin Liaodong në verilindje të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Byroja e Sigurisë Publike tha se shoferi i makinës goditi këmbësorët të cilët po kalonin rrugën në qendër të qytetit.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se të paktën pesë persona e kanë humbur jetën në aksident ndërsa 5 të tjerë janë lënduar.
Policia ka arrestuar shoferin dhe po hetohet për aksidentin.
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e makinave godasin këmbësorët në rrugët e mbushura me njerëz në Kinë. Autoritetet pretendojnë se problemet psikologjike të shoferëve janë shkaku më i zakonshëm i aksidenteve të tilla. /Insajderi.com