
Sulmuesi italian, Andrea Petagna, në ndeshjet përgatitore para sezonit të ri që pritet të fillojë në Seria A, ka bërë një debutim të shkëlqyeshëm me Napoli-n, njofton Insajderi.
Futbollisti 25 vjeçar, është blerë në janar nga Napoli për 18 milionë euro nga skuadra e SPAL-it, që sezonin e ri do të luajë në Serie B.
Petagna deri në fund të sezonit që përfundoj ishte pjesë e SPAL-it, teksa në afatin kalimtar të verës u bashkua me skuadrën e Napolit.
Në miqësoren e luajtur të premten mbrëma kundër skuadrës së Pescara-s, Petagna shënoi një gol dhe dhuroi dy asisitime në këtë takim, në fitoren 4:0 të Napolit.
Petagna më herët ishte pjesë e skuadrave Atalanta, Sampdoria dhe Milan në Serie A.
Në këtë takim debutoi edhe qendërmbrojtësi dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në këtë skuadër do të mbajë fanellën më numër 33. /Insajderi.com