
Në kryeqytetin e shtetit Colorado, Denver në SHBA nuk janë kryer më shumë se 2.000 fluturime për shkak të stuhisë intensive të borës, transmeton Insajderi.
Në aeroportin ndërkombëtar të Denver-it për shkak të ndikimit të stuhisë intensive të borës dje janë anuluar rreth 750 fluturime ndërsa sot rreth 1.300 fluturime të avionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Transportit në Colorado paralajmëroi për mundësinë e mbylljes së rrugëve për shkak të borës dhe u bëri thirrje qytetarëve të “shmangin udhëtimet që nuk janë të detyrueshme”. /Insajderi.com