Në derbin në Mal të Zi, Deçiq Tuzi barazon ndaj Podgoricës

Në derbin në Mal të Zi, Deçiq Tuzi barazon ndaj Podgoricës

Skuadra shqiptare që bënë gara në elitën e futbollit malazez, ekipi nga Tuzi, Deçiq Tuzi, ka barazuar në gjiron e shtatë përball ekipit FK Podgorica, njofton Insajderi.

Në derbin malazez, mes Podgoricës dhe Deçiq Tuzi, skuadrat kanë ndarë pikët duke luajtur me rezultat të barabartë 1:1 në stadiumin “Stari Ribnjak”.

E para kaloi në epërsi skuadra mysafire nga Tuzi, me autogolin e Darko Djajic të shënuar në minutën e 69’ të takimit. Mirëpo, skuadra mike nuk arriti ta mbante deri në fund këtë rezultat, pasi në minutat e fundit të takimit, vendasit barazuan rezultatin me Arihiro Sentoku në minutën e 97’ të takimit.

Me këtë barazim, skuadra nga Tuzi radhitet e dyta në tabelë pas shtatë gjirosh me 13 pikë, dy më pak se lideri Podgorica.

Ndeshjen e ardhshme, Deçiq Tuzi e zhvillon si vendas përball OFK Titograd të dielën me katër tetor në fillim nga ora 20:00. /Insajderi.com